Në seancën e Kuvendit të Kosovës deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka hedhur kritika në adresë të Qeverisë së Kosovës, por jo vetëm, raporton InLajmi.
Zemaj theksoi se ka informata që ministri i Kulturës Hajrullah Çeku e paguan 5.560 euro një ekspert që e këshillon ndërsa kërkon “llogari” nga ky i fundit se në çfarë cilësie paguhet kaq shumë ky ekspert.
“Sipas informatave që kemi, ju e keni paguar një ekspert që juve ju këshillon me pagë 5 mijë e 560 euro, a mund të na tregosh çfarë cilësie ka ky ekspert, për çka?”, pyeti Zemaj.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës këtë të premte po diskutohet për punën 2-vjeçare të Qeverisë së Kosovës. /InLajmi/