Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova nuk heq dorë nga njohja e njohja e Serbisë, raporton InLajmi.
Sipas Tahirit kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë hequr dorë nga njohja prej Serbisë.
Por thotë Tahiri se Kosova nuk ka hequr dorë që Serbia ta njoh.
“Kosova nuk ka hequr dorë nga njohja, por ka hequr dorë kryeministri Albin Kurti. Ne nuk do të heqim dorë nga dështimet e liderëve, siç është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ne nuk heqim dorë nga një njohje e tillë që pastaj do t’i hapë rrugën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, shtoi Tahiri.
Më tej ai tha se është e parëndësishme se çka thotë Vuçiqi për Kosovën.
“Është krejt e parëndësishme çka thotë Vuçiqi për Kosovën. Është shumë e rëndësishme kushtetutshëmëria e Kosovës. Te ne nuk mund të imponohet vullneti i Beogradit”. /InLajmi/