Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, kritikoi ashpër qeverisjen Kurti, duke thënë se luftën më të ashpër kryeministri Kurti e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para 2 viteve raporton InLajmi.
Ajo i kujtoi kryeministrit rrugën e tij si opozitë deri në pushtet.
“Për këtë periudhë 2vjeçare, Albin Kurti si kryeministër, luftën më të ashpër e ka zhvilluar me Albin Kurtin e para 2 vitesh. Le të kujtojmë njëherë që rruga përmes së cilës Albin Kurti erdhi në pushtet, ishte rruga e refuzimit, e propagandës dhe e akuzave”.
Ajo u shpreh se Kurti dikur shtetin e Kosovës e shihte thjeshtë si një koloni funksionale.
“Për të folur për të gjithë përrallat e Albinit, duhet shumë kohë që sot nuk e kam në dispozicion, por nuk kam se si të mos e përmend perlën e Albinit, atë qërshin që ai e përpiu me gjithë bërthamë, shtetin e Kosovës, që dikur e shihte thjeshtë si një koloni funksionale që nuk e pranonte si realitet dhe nuk e respektonte asnjë nga simbolet e tij”, u shpreh tutje ajo. /InLajmi/