Rreth 20 vite më parë, aktori i njohur Bratt Pitt, bleu të gjithë shtëpitë e disponueshme në Los Feliz të Los Angeles-it. Fqinja e tij e dikurshme në lagjen e VIP-ave asokohe ishte aktorja Cassandra Peterson.
Në një intervistë të zhvilluar ditët e fundit ajo tregoi një histori të bukur me në qendër aktorin e “Ms & Mr Smith”. Ajo shpjegoi se Pitt bleu shtëpinë e një të moshuari me emrin John, gruaja e së cilit sapo kishte ndërruar jetë. Ai bëri marrëveshjen se John-i mund të vazhdonte të jetonte në shtëpi pa qira për pjesën e mbetur të jetës së tij. Aktorja tha se Brad ishte jashtëzakonisht i sjellshëm dhe ndihmues duke mos e lënë atë të paguante për asgjë.
Ajo u shpreh: “Ishte për të qeshur fakti se John në fakt jetoi derisa mbushi 105 vjeç. Nuk mendoj se Brad kishte menduar që burri do të jetonte aq gjatë”, transmeton Living shqip.
Më vonë pas vdekjes së të moshuarit, Brad ia bashkoi vilën 2 vilave të tjera që bleu ngjitur duke krijuar kështu shtëpinë prej 1.9 hektarësh ku ai dhe Angelina Jolie rritën gjashtë fëmijët e tyre. Pas divorcit i cili bëri bujë të madhe mediatike, ai e shiti këtë shtëpi për 40 milionë dollarë duke shkuar në jetojë në një shtëpi më të vogël ku mirëpret fëmijët. Jemi të sigurt se të gjithë do të donin të ishin fqinjët e aktorit. Ku i dihet, ndoshta në të ardhmen do të bërë ndonjë marrëveshje tjetër të ngjashme me atë të John-it.