Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka filluar përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve nga 9 marsi.
Nga KQZ thonë se i kanë mbetur edhe pak çështje për t’i përfunduar.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga 9 marsi ka filluar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve për kryetar në katër komunat dhe në dy prej tyre edhe për kuvendet komunale. Deri më tani, sipas planifikimeve me planin operacional, një numër i madh i punëve janë kryer. Në këtë drejtim është edhe përmbyllja e procesit të certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve”, tha ai.
Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja ka arritur në një fazë tjetër, pasi ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve në këto komuna, e cila përmban rreth 45. 100 votues, shkruan FrontOnline
“Në mbledhjen e radhës do të vazhdojmë me vendimin tjetër që ka të bëjë me saktësimin e numrit të fletëvotimeve që do të shtypen për këtë proces zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së