Në 15-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës, ku po marrin pjesë krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti e kryekuvendari Glauk Konjufca, raporton InLajmi.
Gjatë dikutimit në konferencën e analizimittë kushtetushmërisë, kryekuvendari Glauk Konjufca theksoi se kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër.
Ndërsa foli për kushtetutshmërinë, Konjufca tha se Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendës.
“Trashëgimia kushtetuese po prodhohet vazhdimisht, ajo po vazhdon edhe sot. Kushtetuta e Kosovës ishte produkt i fazave nëpër të cilën kaloi Kosova”, tha Konjufca.
Sipas tij, Kosova shumë shpejt do të krijojë stabilitet kushtetutshmëria.
“Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit kushtetuese, në një farë mënyrë është shumë e nevojshme, pas gjithë të kësaj që kemi kaluar, po shoh se jemi të gatshëm të kalojmë në një fazë të stabiliteti kushtetues, situata tani është më e qartë se sa para 10 viteve”, u shpreh kryekuvendari.
Theksojmë se në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës & Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese. /InLajmi/

















