Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës.Kryesuesja e tabelës, Drita do të përballet me skuadrën e Trepçës ’89 të shtunën me fillim nga ora 15:00.
Të 2 ekipet kanë fituar nga një përballje ndaj njëra-tjetrës, ndërsa kanë barazuar një herë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Poashtu nesër, do të zhvillohet edhe takimi tjetër mes Ballkanit dhe Malishevës. “Xhebrailat” janë të detyruar për fitore për ta ndjekur kreun e tabelës, kurse skuadra e Bylbyl Sokolit kërkon poashtu pikët shumë të rëndësishme për mbijetesën, shkruan Gazeta Blic
Sfida shumë të interesante ka edhe të dielën. Prishtina është nikoqire e Dukagjinit, kurse 2 ndeshjet e tjera janë ato mes Llapit dhe Drenicës si dhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit.Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00.