Ish-diplomati i Kosovës, Blerim Canaj, ka thënë se sa i përket punës që bëhet për politikën e jashtme më së paku përgjegjësi ka ministrja, Donika Gërvalla-Schwarz.
Canaj ka thënë në formën se si kryeministri Albin Kurti i ka ndarë punët, Gërvalla është pa përgjegjësi.
“Nëse e shohim se si janë ndarë detyrat, si i ka ndarë Albin Kurti brenda Ministrisë së Jashtme, kam përshtypjen që më së paku Donika Gërvalla-Schëarz ka përgjegjësi për politikën e jashtme, për shkak se kryesisht tash punët, përgjegjësinë sepse punë a kryejnë a jo nuk e di, e kanë zëvendësministrat”, ka thënë Canaj
Ish-diplomati ka thënë se ministrja merret vetëm me stafin e brendshëm dhe me bufenë e Ministrisë.
“Donika Gërvalla-Schëarz merret vetëm me atë se a kanë pru pije në bufe të ministrisë kamerieret, kush është kamerier aty, edhe merret vetëm me stafin e brendshëm, mirëpo me politikën e jashtme më së paku, por edhe si duket mirë është që është kështu, se edhe ashtu se nuk besoj që ka ndonjë ide deri tash së paku”, shtoi ai.
Përfund ai ka thënë se nuk mund të presim nga kryeministri i vendit që të dalë dhe ta përqeshë punën e ministres Gërvalla.