Universiteti prestigjioz i Harvardit në SHBA e ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës së gjuhëve, transmeton InLajmi.
Harvard tani është i vetmi universitet që ofron gjuhën shqipe si pjesë të kurseve të saj. Megjithatë, gjuha shqipe ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. E nxitur nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë, Kolumbia e pati atë pjesë të saj me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, New York.
Kursi fillestar i shqipes fillon këtë semestër. Ky kurs është vendosur në Departamentin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së Afërt, kurs ky që ofron gjithashtu armenisht, persisht, turqisht, jidish dhe më shumë gjuhë të tjera.
Edona Cosovic, studente e vitit të 2-të dhe vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi, tha për “Harvard Magazine” se ishte një nga studentët që nxiti futjen e gjuhës shqipe në Harvard.
Në mars të vitit 2022, Cosovic u interesua për mundësinë e hapjes të një kursi në Harvard. /InLajmi/

















