Franca u përball me një raund të ri protestash dhe grevash mbarëkombëtare të enjten, pasi një takim midis kryeministrit dhe sindikatave nuk arriti të thyejë një ngërç politik mbi projektligjin e pensioneve që i bën njerëzit të punojnë për më gjatë, transmeton InLajmi.
Protestat kundër reformës, të cilat ngrenë moshën e daljes në pension me 2 vjet kanë tërhequr turma prej qindra mijërash persona në mitingje të organizuara nga sindikatat që nga janari dhe nganjëherë janë kthyer edhe në të dhunshme.
Laurent Berger, kreu i sindikatës më të madhe të vendit CFDT, bëri thirrje që të gjithë qytetarët në Francë t’i bashkohen protestës.
“Ne jemi në një krizë sociale, një krizë demokratike,” tha Berger, duke i kërkuar sërish Macronit të tërheqë reformën.
Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve kundërshtojnë legjislacionin e pensioneve dhe vendimin e qeverisë për ta shtyrë atë në parlament pa votim, shkruan Reuters.
Situata e tensionuar solli mbylljen e kopshteve dhe shkollave për të anashkaluar incidentet dhe problemet tek të miturit e fëmijët. /InLajmi/