Jeton Abazaj, kryetar i Drejtorisë së Financave, ka thënë se 94 deputetë votuan që mjetet financiare t’u kthehen komunave.
Abazaj i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova tha se deputetët ishin të vetëdijshëm kur votuan.
“94 deputetë duke përshirë edhe pozitën kanë votuar që këto mjete t’u kthehen komunave, ata kanë qenë të vetëdijshëm se po votojnë që këto mjete t’u kthehen komunave, s’ka pasë tjetër pikë të rendit të ditës, e kanë ditur se çka po votojnë deputetët, tash del që nuk kthehen”, tha Abazaj.