Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar fermerët se është shtyrë për herë të 2-të afati për aplikim për subvencione, përcjell InLajmi.
Zyrtarë nga kjo ministri bëjnë të ditur se afati për aplikim do të shtyhet për 7 datë, përkatësisht nga data 7 prill deri më 14 prill.
Nga kjo ministri theksojnë se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
Postimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë:
👨🌾Të nderuar fermerë,
🌻Shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023.
🌾Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00.
🍅Punë të mbarë e të bereqetshme!. /InLajmi/