Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk i ka ftuar përfaqësuesit e partive në Kuvendin e Serbisë në konsultime për Marrëveshjen Evropiane për Kosovën, siç ka premtuar pas negociatave në Ohër, transmeton InLajmi.
Megjithatë, siç bëhet e ditur Vuçiq është duke përgatitur një dokument që do të jetë bazë për vazhdimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, me vija të kuqe të përcaktuara sa i përket hyrjes së Kosovës në OKB, të cilin do t’ua prezantojë deputetëve.
Ndonëse sesioni pranveror ka nisur një muaj më parë, seanca parlamentare ende nuk është caktuar.
Sipas informacioneve të portalit nova.rs. plani është që të mbahet një seancë ku do të raportojë Aleksandar Vuçiq dhe do të “zbulojë” raportin për negociatat me Albin Kurtin.
Vuçiq do të raportojë në Kuvend për të treguar krejt çka është diskutuar në takimet me Kurtin dhe ky raportim besohet të ndodhë pas përfundimit të raundit të ri të bisedimeve me 22 prill në Bruksel. /InLajmi/