Një mal me kritika për qeverinë Kurti i adresoi Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
“ Qeveria ka dështuar në të gjitha fushat e brendshme e të jashtme. Kosova kurrë s’ka qenë më dobët në rrafshin ndërkombëtar. Krizat e brendshme kanë reflektuar drejtpërdrejt në dobësimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i Departamentit amerikan ka vërtetuar se kjo qeveria tani ka afera korrupitive të vërtetuara në këtë raport”, tha ai.
Më tej Tahiri tha se për 2 vjet në krye të ekzekutivit, të vetmen punë që e ka bërë Qeveria Kurti është lidhja e fshatrave të Arben Gashit me atë të Bekë Berishës.

“Një gjë e di që e ka bërë kjo Qeveri është lidhja e fshatit të Arben Gashit me atë të Bekë Berishës”, tha ndër të tjerash Tahiri. /InLajmi/




















