Kolegji penal i Gjykatës Supreme e ka liruar nga akuza për vrasje Naser Pajazitajn, lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, përcjell InLajmi.
Për këtë vendim të Gjykatës Supreme ka reaguar ashpër vëllai i Donjeta Pajazitit, Shkëlqimi i cili tha se shteti i Kosovës po vret.
Më tej ai shtoi se drejtësia e Kosovës e dëshmoi edhe një herë që sa e fëlliqur është dhe se sipas tij kjo gjykatë e dëshmoi se njerzillaku nuk po egzistojka.
Postimi i plotë i tij:
Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.
Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten
Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre. SHTETI PO VRET /InLajmi/