Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se duhet të vendoset drejtësi për viktimat të cilat janë vrarë në Kosovë, gjatë dhe pasluftës.
Në “Debat Plus”, ai tha se duhet të debatohet për këto cështje, dhe si shoqëri duhet të kërkohet drejtësi për fatin e tyre.
“Për mu është e rëndësishme të vendoset drejtësi për viktimat, kushdoqoshin ato. Kjo është e rëndësishme, ne si shoqni duhet të kërkojmë, dhe të debatojmë për këto çështje. Nuk është përzierje në drejtësi nëse na flasim për drejtësi për viktimat”, ka thënë ai, shkruan Dukagjini.
Mushkolaj, tha se e kupton rolin propagandistik, të komunikatave të UÇK-së, për ta ngritur moralin e ushtarëve, por sipas tij nëse në ato komunikata ka pasur emra njerëzish për t’u eliminuar, atëherë ato duhet të zbardhen.