Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët, ku është shprehur se BE-ja ka një paketë 80 milionëshe ndihmë direkte financiare për Shqipërinë që do të shpërndahet në 2 ditët në vijim për kriza energjetike.
Zyrtarja e lartë u shpreh se në lidhje me mbështetjen energjitike për të ardhmen do të ndërtohet një fushë me panele diellore mbi një liqen në veri të Shqipërisë.
Në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasadorja tha se më e rëndësishmja është që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, që të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e lëna nga ODIHR, shkruan Top Channel.
E vetmja gjë që ambasadorja shpreson është që të gjithë kandidatët në terren të partive politike të arrijnë standardet më të larta të integritetit personal.