Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputeteve të Kuvendit të Kosovës foli për qeverisjen e tij 2 vjeçare, raporton InLajmi.

Derisa foli për qeverisjen 2 vjeçare, shefi i ekzekutivit u “lavdërua” me suksesin e treguar me vendet krimin e vendeve të reja të punës, për çka tha ai se për 2 vite të qeverisjes së tij janë shtuar 37.000 vende pune.
“Për 21 muaj, nga marsi i vitit 2021 deri në dhjetorin e vitit 2022, është rritur punësimi primar nga mbi 325 mijë të punësuar në mbi 362 mijë të punësuar, pra për 21 muaj mbi 37.000 më shumë të punësuar dhe numri i grave të punësuara është 50.3 % të rritjes së gjithëmbarshme”.
Kurti përmendi edhe programet e reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit, sikurse shtesat për lehona dhe fëmijë.
“Si kurrë më parë janë krijuar programe të reja të mbështetjes sociale dhe të punësimit sikurse shtesat për 34.000 lehona dhe 340.000 fëmijë, pra lehonat dhe fëmijët nuk kanë marrë asnjë cent në të kaluarën dhe tash praktikisht ata mbështeten nga shteti dhe në momentin kur kalon Ligji edhe në lexim të 2 për Pagën Minimale, automatikisht do të rriten edhe shtesat për lehonat”, shtoi kryeministri. /InLajmi/





















