Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, në seancën e mbajtur të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kosova duhet të jetë e bashkuar që të mbrojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po gjykohen dhe akuzohen për krime lufte në Hagë, raporton InLajmi.
Hoxha tha se në vend se të kërkohet drejtësi për krimet e luftës të kryera nga Serbia, po kërkohet drejtësi për çlirimtarët tanë.
“Në vend se të kërkojmë drejtësi për krimet e luftës, duhet të kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë. Kosova duhet të jetë bashkë në mënyrë që mos të bëhet padrejtësia e radhës. Më kishte marrë malli me pa Kosovën ashtu, andaj dua t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit”, tha Hoxha.
Për më tepër, ajo the se UÇK e ka mbrojtur vendin në kohë të vështira derisa theksoi se duhet të bëhemi bashkë që t’i mundim këto padrejtësi.
“UÇK na ka mbrojtur në kohë të vështira, andaj ne duhet të bëhemi bashkë ta mbrojmë në këto ditë të vështira”. /InLajmi/