Takimi i të martës mes Bislimit dhe Petkoviqit përfundoi me një dakordim për tekstin e deklaratës për personat e të pagjetur.
Pas takimit, palët kanë thënë se ky tekst do të miratohet zyrtarisht në takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit.Lidhur me çështjen e të pagjeturve, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri tha se krejt kjo situatë po përdorët për mbulesë të temave të tjera.
Sipas tij, ani pse ka dakordim palët nuk po e nënshkruajnë marrëveshjen për të zhdukurit.
“Çështja e të pagjeturve, fatkeqësisht po përdoret për jorgan të temave tjera, pra po përdoret më shumë si mbulesë, sepse marrëveshja për të pagjeturit ka filluar në kohën e Avdullah Hotit me kornizë si dokument është finalizuar, ka disa muaj dhe nuk është nënshkruar nga palët”, deklaroi Haziri.
Haziri thotë se Serbia siç duket ka ndryshuar përbërjen e tekstit për të pagjeturit, shkruan Front Online.
“Siç duket Serbia ka arritur me ndryshuar përbërjen e tekstit e Kosova në kuadër të të pagjeturve obligohet që afër 600 persona të komunitetit serbë dhe të minoriteteve tjera ti dorëzon Serbisë informacion”, thotë Haziri.