Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, derisa foli për qeverisjen 2 vjeçare të kryeministrit Kurti, adresoi kritika të shumta në adresë të ekzekutivit për tu ndalur tek “bllokimi” investimeve kapitale, ndërsa theksoi se ky fakt e bën qytetarin e Kosovës të pa shpresë, raporton InLajmi.
Ndërsa foli për investimet kapitale të munguara, Haradinaj tha se për këtë mbajtje peng të parasë publike, dikush duhet të marrë përgjegjësi.
“Ju siguroj se dikush ish dashtë me shku në burg që dikush e ka mbajtë peng paranë e Kosovës dhe nuk e ka çuar te qytetari. Njëra nga arsyet pse e kemi gjendjen pa shpresë në vend është ndërprerja e krejt investimeve kapitale”, tha ai.
Më tej Haradinaj akuzoi Kurtin se po tenton që ti shndërroj njerëzit në skllav duke krijuar varësi për një lëmoshë nga ai.
“Unë mendoj që ti e ke një strategji perfide, sa i përket buxhetit. Ti po do me i lodhë njerëzit, po do me i lodhë komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, po do me i lodhë qytetarët, me i kthye në skllavë, që ata me u varë prej teje kur po ua jep një lëmoshë”, tha Haradinaj, duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti. /InLajmi/