Për qeverisjen 2 vjeçare të kryeministrit Albin Kurti foli edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, raporton InLajmi.
Gashi numëroi dështimet e kësaj qeverisje që sipas tij janë rritja e tatimit në pronë e rritja e inflacionit.

“Kurti nuk ka premtuar rritje të tatimit në pronë 100% . E ka bërë. Kështu e ka vështirësuar jetën e qytetarëve. Inflacioni në qeverisjen e Kurtit sipas Bankës Botërore ka qenë 20% në vitin e parë, mbi 50 % për produktet bazë që nuk është përcjell me ide e veprime, por britma e piskama përballë çdo krize”, ka thënë Gashi.
Më tej Gashi akuzoi Kurtin se shpërndan lëmoshë për ti mbuluar dështimet e qeverisjes.
“Vetëm shpërndan lëmoshë për t’i mbuluar dështimet. Nuk të intereson kualiteti i jetës së qytetarëve. Investimet kapitale në 9 muaj kanë qenë 11%, 800 milionë i keni bllokuar në kohën e krizës”, shtoi tutje ai. /InLajmi/





















