Në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte po diskutohet për qeverisjen 2 vjeçare të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përcjell InLajmi.
E, deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi lëshoi edhe një video ku kryeministri Kurti e konfirmon se do të ketë Asociacion.
Kësaj videoje i reagoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, I cili ofendoi deputeten Musliu.
“Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje”, tha Bislimi teksa reaguan partitë opozitare
E për këtë gjuhë të Bislimit reagoi edhe kryeparlamentari Konjufca i cili i dha vrenjtje Bislimit /InLajmi/