Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka pritur në takim delegacionin e Senatit të Republikës së Francës me ç’rast është diskutuar për situatën në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi, transmeton InLajmi.
Poashtu nuk kanë mbetur diskutimi i bashkëpunimit ekonomik mes 2 vendeve sikur edhe rolin e Francës në rajon.
Presidenti Vuçiq, bëri të ditur se gjatë takimit me delegacionin e Sanatit të Francës ka diskutuar për çështjet e rëndësishme, që nga situata në rajon dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Tutje ka theksuar Vuçiq se temë e diskutimit ishte edhe forcimi i dialogut politik dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh dhe ekonomik, veçanërisht në sferën e investimeve kapitale.
Presidenti serb ka vënë në theks edhe rolin e Francës në rajon, duke shtuar se Franca ka një rol të jashtëzakonshëm, jo vetëm në kontekstin tradicional dhe historik, por edhe në drejtim të përpjekjeve për t’i dhënë mbështetje të fuqishme Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian.
Krejt në fund Vuçiq shprehu mirënjohje ndaj shtetit të Francës për mbështetjen në përpjekjet e dhe angazhimin e Serbisë për integrimin rajonal, ruajtjen e stabilitetit dhe bashkëpunimin konstruktiv në rrugën drejt BE-së. /InLajmi/

View this post on Instagram