Një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter është regjistruar në Oqeanin Paqësor shumë pranë brigjeve të Panamasë.
Lëkundja sizmike ka qenë tepër e fortë, por nuk ka shkaktuar dëme apo të lënduar.
Sipas Institutit Gjeofizik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte rreth 80 km larg bregut në një thellësi 13 km, shkruan A2CNN.
Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin, ku shumë banorë e kanë kaluar natën jashtë nga paniku.