Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën prezantoi statistikat mbi gjendjen në trafikun rrugor, raporton InLajmi.
Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në PK, njoftoi se gjatë 3 muajve të fundit kanë ndodhur mbi 4.000 aksidente të trafikut derisa shtoi se 18% e tyre kanë përfunduar me fatalitet.
“Në periudhën janar- mars 2023 janë 4248 aksidente në total, prej tyre janë 18% ose 4 raste më pak aksidente fatale se sa vitin e kaluar’.
Rexhepi theksoi se numri i aksidenteve me lëndime është në rritje për 1.01%.
“Numri i përgjithshëm i aksidenteve është në rënie për 280 raste apo 6.18%, kurse numri i aksidenteve me lëndime është në rritje për 1.01% apo 16 raste më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ai. /InLajmi/