Prishtina ka mposhtur Vushtrrinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Bardhëkaltërit fituan me përmbysje të rezultatit 2-1.
Chibueze i dha epërsinë skuadrës së Vushtrrisë në minutën e 18-të.
Djelmoshat e udhëhequr nga Debatik Curri, arritën të fitonin ndeshjen në dhjetë minutat e fundit.
Ishte Endrit Krasniqi i cili shënoi 2 gola për Prishtinën, në minutat 83′ dhe 90′, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me 19 prill