Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Rezallës në 24-vjetorin e saj, përcjell InLajmi.
E para e shtetit tha se Masakra e Rezallës dëshmoi edhe një herë tipologjinë e masakrave të kryera, të planifikuara e të udhëhequra nga forcat shtetërore serbe.
Ndër të tjera presidentja theksoi se forcat serbe synimm kishin sulmet përndjekëse masive, vrasjet, dhunimet, djegia dhe shkatërrimi i pronës, deportimi i dhunshëm dhe shfarosja e popullatës civile shqiptare.
Ajo shtoi se të gjithë të vrarët janë dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë. /InLajmi/