Melihate Tërmkolli ka kritikuar krerët e shtetit për mos reagim 3 ditë pas fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, përcjell InLajmi.
Tërmkolli tha se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave.
Për më tepër Tërmkolli pyet “Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!”
Postimi i plotë i saj:
Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!

Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!
Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!
Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!
Turpi ka emër e mbiemër!
Dhe jo vetëm turpi! /InLajmi/