Rikthimi i Efit dhe Kiarës në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip” po përcillet me debate të shumta në mes banorëve, përcjell InLajmi.
Efi deklaroi se u ndje keq gjatë prime-it të kaluar dhe diskutimeve që pati me Kiarën, duke shtuar se ajo nuk pati pranë askënd për ta pyetur se si ishte.
Në bisedë e sipër ndërhyri Luizi i cili tha se nëse ajo ka për qëllim ta përdorë këtë situatë si “Kalë Troje”, ai është i aftë ta djegë kalin bashkë me të. /InLajmi/