Në deklaratën e tij para Dhomave të Specializuara, Jakup Krasniqi, luti Prokurorinë që të mos i keqpërdorë materialet dhe shkrimet e tij, duke thënë “Prokuroria i ka keqpërdorur skajshmërisht shënimet e mia për libër, ajo ka marrë materiale të shumta dhe letra që i kam dërguar familjes time nga burgu”, raporton InLajmi.
Krasniqi theksoi se asnjëherë nuk ka qenë në shërbim të ndonjë politike të krimit apo i përfshirë në ndonjë vepër kriminale, duke thënë “kam lindur me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet”.
Gjithashtu Krasniqi luti Prokurorinë që të mos lejojë që të keqpërdoren mendimet e opinionet e tij individuale të pasluftës për kohën e luftës. /InLajmi/