Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën finale të edicionit 2022/23 teksa deri në fund kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 9 ndeshje.
Gara kryesore deri në fund të edicion është ajo për titull të kampionit. Drita dhe Ballkani synojnë të “kurorëzohen” me trofeun e çmuar në fund
Gara mes ekipit gjilanas dhe atij nga suhareka është tejet e ngushtë.
Drita kryeson në renditjen tabelore me 55 pikë. Ballkani ka vetëm një pikë më pak se “bardhekaltrit”.
Këto 2 skuadra do të ndeshen në xhiron e 33-të, takim ky që vlerësohet si ndeshja vendimtare.
Drita e udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi nga nëntë takime, pesë nga to do t’i zhvillojë në shtëpi, përfshirë edhe takimin me Ballkanin, shkruan lajmi.net
5 ndeshje do t’i zhvillojë në Suharekë edhe Ballkani i Ilir Dajës. “Portokallezinjtë” në udhëtim do të kenë punë me Dritën dhe Gjilanin në xhiron e fundit si 2 vizitat më të vështira.