Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se hapi i parë gjatë takimit të djeshëm mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq ishte marrëveshja për personat e zhdukur, përcjell InLajmi.
Borrell theksoi se Bislimi dhe Petkoviq u morën vesh për çëshjet e të pagjeturve.
“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.
Borrell theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt”.
Tutje, ai tha se palët duhet të shmangim çdo përshkallëzim. /InLajmi/
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1643576984809635843?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1643576986944565249%7Ctwgr%5Ea5b8806360b085da0279ffe2b8dcf4d394a17cc9%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fborrell-kosova-dhe-serbia-pajtohen-per-deklaraten-rreth-ceshtjes-se-te-pagjeturve-kurti-dhe-vuciq-ta-miratojne-ne-takimin-e-ardhshem%2F