Avokatja mbrojtëse, Venkateswari Alagendra, deklaroi se Jakup Krasniqi nuk është personalisht përgjegjës për asnjë nga aktakuzat për krime, raporton InLajmi.
Alagendra theksoi se qëllimi i Krasniqit ishte të krijonte një komb të lirë dhe të pavarur nga Serbia.
Tutje, ajo tha se “asnjë dëshmitar i besueshëm, asnjë burrë grua apo fëmijë, asnjë ndërkombëtar nuk mund të thotë se Jakup Krasniqi ka marrë pjesë në burgosjen, marrjen në pyetje apo torturën dhe vrasjen e ndonjë civili”.
Për më tepër, avokatja u shpreh e bindur se Krasniqi do të shfajësohet. /InLajmi/