Aktorja Scarlett Johansson është nëna e 2 fëmijëve dhe ka folur për përvojën e rritjes së tyre, veçanërisht për vështirësitë që ka hasur gjatë periudhës kur e bija, Rose, tanimë 8 vjeç, ishte ende e vogël.
“Është shumë e vështirë. E mbaj mend vajzën time kur ishte 2 vjeç dhe thosha: ‘E gjitha kjo është fantastike!” tha Scarlett.
Ajo vijoi:“Është shumë intense! Ka ndryshime emocionale shumë intense dhe është çmenduri”, por nga ana tjetër, theksoi se edhe pse fëmijët janë një sfidë e vërtetë, sërish, është e adhurueshme të kesh një bebe.
“Ata janë kaq të lezetshëm. Ulen atje, të duan dhe kaq. Dhe duket sikur kaq merr, dashurinë e tyre”.
Ajo foli gjithashtu edhe për karrierën dhe se si vendosi prioritete të reja, transmeton Anabel Magazine.
“Punoj zakonisht për 15 orë në ditë dhe nëse punoj për diçka, më duhet t’i zhvendos të gjithë dhe për fëmijët, kjo është aventurë. Por, ata kanë nevojë edhe për qëndrueshmëri. Kështu që, tani që vajza është rritur, nuk punoj më në të njëjtën mënyrë si punoja kur isha 25 vjeç”, u shpreh Scarlett.