Më 5 prill të vitit 1999 ndodhi një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Rezallë të Skenderajt, shkruan InLajmi.
Ushtria serbe ekzekutoi 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth.
Pas identifikimeve të fundit, janë edhe 16 persona të zhdukur nga fshati Rezallë, ku 8 janë nga data 5 prill 1999, pra të zhdukur në të njëjtën datë.
Nga masakra e Rezallës vetëm 3 persona shpëtuan të gjallë. /InLajmi/