Avokati Ardian Bajraktari, në lidhje me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po u bëhet nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se në atë proces po gjykohet kupola e UÇK-së, dhe se nuk po gjykohen individët.
Bajraktari ka thënë se pala mbrojtëse është një hap avantazh me Prokurorinë, pasi sipas tij, është një hap kundër argumentimit të situatave të që po interpretohen nga Gjykata e Prokuroria.
“Po gjykohet kupola e UÇK-së, nuk po gjykohen individët, jemi një hap kundër argumentimit të situatave që po vazhdojnë të interpretohen nga Gjykata e Prokuroria”, ka thënë Bajraktari për TV Dukagjini
Bajraktari, ndër të tjera, ka thënë se mbrojtja është në favor me disa informata ndaj Prokurorisë, e cila ka mungesë të dëshmitarëve dhe provave, ku ai ka përmendur rastin që u përmend nga mbrojtja e Veselit, se si një dëshmitar kishte gabuar sa i përket identifikimit të Kadri Veselit.