Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qindra shqiptarë anëkënd Evropës po marrin pjesë në protestën e organizuar kundër gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vajza e këtij të fundit, Gresa Krasniqi, tha se pret një gjykim të drejtë, shkruan Klan Kosova.
“Është emocion i dhimbshëm, por neve po na mban krenaria, duke pasur parasysh që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”, tha Krasniqi.
Ndryshe, ish krerët e UÇK-së, pas paraqitjes së aktakuzave nga prokurori u deklaruan të pafajshëm për aktakuzat e ngritura.