Shefi i Kabinetit të PDK-së Abelard Tahiri, këtë të hënë foli për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se kjo gjykatë u krijuar për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.
Mirëpo sipas tij në gjykimin e sotëm në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti
Postimi i plotë i tij:
I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti! /InLajmi/