Po vazhdon të mbahet procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton InLajmi.
Derisa ish-krerët e UÇK-së po merren në pyetje, jashtë Gjykatës Speciale në Hagë u mbajt protestë nga mërgimtarët.
Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike si shenjë revolte kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.
E kjo protestë përfundoi para pak minutash ku protestuesit gjatë tërë kohës kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. /InLajmi/




















