Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot takim me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, përcjell InLajmi.
Biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.
Në shërbim të thellimit të tyre, sidomos të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë.
Ai gjithashtu e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë. /InLajmi/