Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Abelad Tahirin dhe nënkryetarin e kësaj partie Uran Ismajlin, kanë arritur në Hagë për t’i përkrahur ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë ndërsa këtë të hënë nis gjykimi ndaj tyre, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka publikuar një foto nga Haga, në të cilën ka shkruar “Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja”.
Ai u shpreh i bindur se në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ish-krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë.
Postimi i plotë i tij:
Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.
Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë. /InLajmi/