Këtë të hënë në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet gjykimi për ish-krerët e UÇK-së, përcjell InLajmi.
Lidhur me aktakuzat e prokurorit të kësaj gjykate ka folur sërish ushtrues-drejtori i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku ndër tjerash tha se ZPS në Hagë është degë e Prokurorisë së Serbisë
Postimi i plotë i tij:
ZPS në Hagë është degë e Prokurorisë së Serbisë. ’Gjynah’ që nuk është vrarë ish rektori i dhunshëm i pushtuesit Radivoje Papoviq dhe shumë keq që kjo ZPS nuk po e shpallë atë tipin hero.
Në ditën e parë, janë lexuar aktakuzat ndërsa ish-krerët e UÇK-së, u deklaruan plotësisht të pafajshëm. Më pas, janë paraqitur provat e dëshmitarëve për rastet e pretenduara si krime lufte./InLajmi/