Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Grenell ka kërkuar që SHBA të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit.
Për më tepër, ai ka publikuar edhe disa fotografi nga protesta e së dielës në Prishtinë, ku kryeqyteti u mbush me mijëra qytetarë.
Grenell krah fotove ka shkruar “Unë qëndroj me këta miq në Kosovë, duke u tubuar për lirimin e mikut tim”. /InLajmi/
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1642623702704754688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1642623702704754688%7Ctwgr%5Eed403c135d27e47f41dd729b938569f80e33f99c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffrontonline.net%2Fgrenell-shba-ja-te-kerkoje-lirimin-e-thacit%2F