Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka shprehur mbështetje për babain e tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së të cilët po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë, përcjell InLajmi.
Endriti derisa ka përmendur faktin se gjyqi ka filluar, ai ka thënë se “sot fillon beteja e radhës për të vërtetën”.
Ai tutje ka theksuar se e vërteta e luftës do të fitojë ndërsa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë ish-krerëve të UÇK-së.
‘’Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plot siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj’’. /InLajmi/