Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar gjykimin për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton InLajmi.
I pari që u mor në pyetje nga Gjykata Speciale ishte Hashim Thaçi, i cili u deklarua se është i pafajshëm.
Ngjashëm u deklaruan edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët thanë se i kuptojnë akuzat e ngritura ndaj tyre, por që janë plotësisht të pafajshëm.
Krasniqi tha se nuk pajtohet me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja, pasi siç theksoi ai, nuk mban përgjegjësi për aktuzat e ngritura.
“Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja. Aktakuzën e kuptoj kështu siç është por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”,
Ndryshe, familjarët e tyre bashkë me shumë mërgimtarë po protestojnë jashtë ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë. /InLajmi/
