Mërgimtarë nga vende të ndryshme janë mbledhur për të protestuar para Gjykatës Speciale në Hagë, e cila veçse ka nisur gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton InLajmi.
Qytetarëve u janë bashkuar edhe familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkë me mërgimtarët po proteston edhe djali i Kadri Veselit, Klestori, i cili shihet duke shtrënguar duart me një protestues.
Ndryshe, pak më herët ish-krerët e UÇK-së u morën në pyetje lidhur me aktakuzat e ngritura ndaj tyre dhe të gjithë u deklaruan se janë të pafajshëm dhe se nuk pajtohen me ato aktakuza. /InLajmi/