Një aksident trafiku ka ndodhur të Hënën në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku kanë pësuar lëndime trupore 5 persona, shkruan InLajmi.
Rastin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ku tha se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura dhe si pasojë janë lënduar 5 persona.
Ahmeti ka konfirmuar se të lënduarit janë duke u trajtuar dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/