Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të hënë qëndroi në Prizren ku me anëtaret e tjerë të kësaj partie shënuan 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në këtë komunë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku deklaroi se LDK tani ka për detyrë të kapërcejë mbi popullzimin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen.
Postimi i plotë i tij:
Në Prizrenin e Lidhjes, mes veprimtarëve tanë, shënuam 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Prizren.
Përtej nderimit të së shkuarës, projektuam të ardhmen. Atë që vendit i sjellë një zë politik modern, në përputhje me përballjet e qyterarëve e zhvillimor në transformimin e madh që i duhet Kosovës. LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen. Sepse kemi humbur kohë shumë, sepse meritojmë më shumë.
Mobilizimi ynë politik, sikurse ky në Prizren, po na shoqëron në çdo anë e çdo qytet. Për këtë jemi krenar të gjithë. /InLajmi/