Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas Beogradit e Parisit, qytete këto ku për përballimin e blerjes së një apartamenti nevojiten disa muaj më shumë punë. Ndërkohë, që në qytete si Brukseli apo Dubai, me llogaritë e sotme duhen 4 deri në 7 vite punë.
Kreditë e buta që japin bashkitë, shihen si mundësi të mira, por ato prekin një numër shumë të ulët familjesh.
Ndërtuesi Hajredin Fratari deklaroi: “I bëj thirrje bankave të jenë më të hapura. Të japin kredinë në masën 100%, dhe jo 80%, sepse çmimi i tullës ngrihet dhe bankat janë të sigurta në këtë aspekt. Shqiptari ngelet pa bukë, por këstin e bankës e paguan, sepse do që të ketë shtëpinë e vet, ndërsa në Gjermani e Danimarkë 26 % e njërëzve ka banesën e vet”.
Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se një familje pagë mesatare 53 mijë lekë nuk mund blejë apartamente me çmim deri në 2 mijë metra katrorë, shkruan EuroNews.Albania.
“Një vend me pagë mesatare neto 53 mijë lekë, nuk përballon dot një çmim deri në 2.000 euro metra katrorë dhe nëse t’i heqë paranë e pistë nga ekuacioni, do të përshatet me këtë realitet të ri dhe tregu shkon tek paga 500 euro, dhe tregu shkon në ekuilibrin e vet natyror”, tha Soko.